“Investoi në hapje portalesh”/ Gazetari Artan Hoxha plas deklaratën bombë

0
39

Gazetari Artan Hoxha tregoi për herë të parë në një emision televiziv se si Ervis Martinaj tentoi të ngrejë një grup mediatik që do operonte në Shqipëri dhe Kosovë, pas Kampionatit Botëror të 2018-ës. Gazetari zbulon se Martinaj kishte piketuar edhe personazhin që do të bënte drejtor të grupit mediatik.

“Ervis Martinaj e veshi krimin me papion dhe kollare. Ka qenë Botërori i 2018-ës në maj e qershor dhe ai ishte sponsori kryesor në të gjitha mediat në Shqipëri. I shkonin i luteshin mediat për reklama.

Ai tentoi dhe u fut në cilësinë e aksionarit në disa media në vend. Investoi në ndërtime ose hapje portalesh. Në financime mediash informative, i financoi direkt dhe i përdorte ato edhe kundër kundërshtarëve, por edhe kundër shtetit për t’i bërë presion. Po të ishte sot do ta përdorte këtë fuqi. Në fund pas kampionatit botëror ideja e tij ishte që të ndërtonte një grup mediatik që do të ishte operativ, që do funksiononte në Shqipëri dhe Kosovë.

Unë di dhe njerëzit që kishte kontaktuar dhe ishin njerëz të rëndësishëm. Ishte piketuar që drejtor do jetë filani. Sot ai njeri e sulmon më shumë nga të gjithë Martinajn. Ai po e rriste potencialin e vet deri në këtë pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here