“Çelësi Shqiptar”, vepra më e madhe e artit në Shqipëri në hyrje të qytetit të Shkodrës

0
58

Skulptura monumentale e quajtur “Çelësi Shqiptar” krijuar nga artisti Alfred Mirashi Milot po vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo bëhet me dije nga Bashkia e Shkodrës që ka ndarë në faqen e saj dhe pamje të veprës së artit, sipas së cilës përcjell mesazh të fuqishëm. “Ka filluar montimi i veprës më të madhe të artit në Shqipëri! Skulptura monumentale, e quajtur “Çelësi Shqiptar”,  krijuar nga Alfred Mirashi Milot, fitues i konkursit ndërkombëtar  “Art në Hapësirën Publike”, shpallur nga Ministria e Kulturës, po vendoset në hyrjen e qytetit të Shkodrës. Një vepër arti me një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: mos të kemi më dyert e mbyllura, por të hapim shanset dhe të krijojmë mundësi për të gjithë në një mënyrë të barabartë”, thuhet nga Bashkia e Shkodrës, që ka ndarë dhe disa foto të skulpturës monumentale të artistit. Konkursi ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike” u hap në qershor të vitit 2022 dhe kishte qëllimin për vendosjen e 18 veprave të artit, në vende të ndryshme. Sipas njoftimit të ish Ministrisë së Kulturës më parë ishin identifikuar 18 hapësira publike (1 institucion publik (spital), 12 rrethrrotullime, 4 mbikalime, 1 nyje infrastrukturore). Sipas njoftimit ato shtriheshin nga Veriu në Jug dhe nuk bëhej fjalë vetëm për sheshe, por edhe rrethrrotullime, institucione publike apo mbikalime, si dy rreth rrotullime në Koplik, dy në Bajzë, Divjakë, Grabian, Kavajë, mbikalimi te “Plepat”, rrethrrotullimi në Golem- plazh, mbikalimi te “Pallati me shigjeta”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, etj. Në praninë e artistëve, anëtarëve të jurisë, kolegjiumit, përfaqësive diplomatike u prezantuan në tetor 2022 dhe projektet fituese të konkursit ndërkombëtar  “Art në Hapësira Publike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here