Pas Belerit dhe Goros, ja kush do ta drejtojë bashkinë e Himarës

0
68

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota pro emrin e Blerina Balës si pasuese në detyrë të Jorgo Goros në krye të Bashkisë.

Tensionet

Në nisje të mbledhjes, simpatizantët u futën brenda në sallë, teksa kundërshtuan prezencën e prefektit të Vlorës Vangjel Tavon, ndërsa knë pasur edhe tentativë për ta qëlluar.

Gjithashtu mësohet se pas thirrjeve të banorëve në gjuhën greke dhe shqipe, prefekti i qarkut, Vangjel Tavo, është larguar nga mbledhja. Këshilli Bashkiak u mlodh për të vendosur me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë.

Kujtojmë se Himara është pa kryetar bashkie, pasi Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Gjithashtu edhe Fredi Beleri është i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here