Agravojnë tensionet para bashkisë së Himarës, qytetari bën gjestin e turpshëm ndaj prefektit Vangjel Tavo (Foto)

0
45

Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, po zgjidhet kryetari i bashkisë, ka nisur me tensione.

Me thirrje Greqisht, banorët përzunë nga mbledhja prefektin e Vlorës Vangjel Tavonë, ndërsa njëri prej tyre e pështyu në fytyrë.

Siç shihet nga pamjet siguruara një nga banorët me kapele në kokë pështyn në fytyrë prefektin, i cili e ruajti qetësinë.

Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti të vogla.

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen  Zv. kryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri”.- thuhet në Neni 61, pika 5.

Agravojnë tensionet para bashkisë së Himarës, qytetari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here