Franca ndalon agjërimin në ekipet e saj kombëtare, frikë për një përplasje diplomatike

0
60

Franca është një shtet laik dhe në tërësi i qëndron idesë së shtetit, por në Francë besimet fetare kanë liri dhe në tërësi respektohen të drejtat e njeriut. Por kur është puna te ekipet kombëtare të Francës, sidomos në futboll dhe në kohë aktivitetesh, federata franceze ka ndërhyrë, duke ndalur në këtë periudhë ritet fetare dhe kjo “vret” kryesisht myslimanët në muajin e Ramazanit. Kjo mund të sjellë një përplasje diplomatike për Francën në raport me komunitetin e madh mysliman në vend dhe me vendet myslimane në tërësi. Pra, nuk është një rregull i shkruar por një direktivë e qartë. Franca vendos të ndalojë të grumbulluarit me kombëtaren e futbollit, qoftë atë A apo të moshave që të mbajnë Ramazan. Agjërimi i myslimanëve nuk tolerohet në kombëtaret franceze, me vendim të Federatës që ju imponon futbollistëve një shtyrje të praktikës fetare për momente të tjera të sezonit, siç këshillon edhe ndonjë imam i caktuar. Një zgjedhje që sipas të përditshmes “L’Equipe” gjeneron skepticizëm dhe madje dhe tension te lojtarët e besimit islam. Pozicionimi i krerëve të Federatës vjen edhe për shkak të krizës që shpërtheu një vit më parë, kur disa lojtarë të kombëtares U-21 kërcënuan me grevë nëse do tu ndalohej të praktikonin agjërimin e Ramazanit gjatë grumbullimit. Më pas ndërhyri presidenti Filipe Diallo, duke vënë një rregull të përbashkët për të gjithë. Për këtë arsye në muajt e fundit, drejtuesit kanë përgatitur terrenin, duk e vendosur që nga përfaqësuesja U-16 e deri te kombëtarja nënkampione e botës, “çdo praktikë fetare mund të çojë te ndryshime të organizmit kolektiv”. Në praktikë, në respekt të principit të laicitetit, nuk do të ndryshohen oraret e stërvitjeve, vakteve të ushqimit, apo ndeshjeve për të respektuar praktikat fetare. Ramazani ka nisur në 11 mars dhe do të zgjasë një muaj, periudhë e dy miqësoreve para Europianit. Për Francën janë në program dy gara, kundër Gjermanisë dhe Kilit. Dy teste të rëndësishme për të stabilizuar hierarkitë dhe tendencat për grumbullimin përfundimtar. Edhe U-21 i Thierri Henri përballet me dy ndeshje kualifikuese me Slloveninë dhe Bosnjë, që do të kenë vlerë përgatitore edhe për Olimpiadën në Paris. Nëse në kombëtaren A rregulli nuk ka shkaktuar ndonjë problem të veçantë, tensione sipas “L’Equipe” janë regjistruar në sektorët e të rinjve, ku është përjashtuar edhe një lojtar i cili ishte i vendosur për të mos hequr dorë nga periudha e agjërimit. Për tu nënvizuar është dhe fakti se Franca prej vitesh është vënë në qendër të polemikave me tendencën e saj për t’ju kundërvënë praktikimit të fesë islame dhe me ndalimin e veshjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here