“Ore lepurush ta heq gurmazin, e ke bërë nja dy herë trimin”/ Nuk përmbahen deputetët e ‘Rithemelimit’, kërcënojnë punonjësit e gardës

0
47

Pavarësisht përjashtimit të 6 deputetëve nga ana e Kuvendit për shkak të tensioneve të krijuara në Kuvend, deputetët e opozitës, nuk janë ndalur dhe gjatë seancës së ditës së sotme, kur pritet të diskutohet dhe miratohet buxheti i vitit të ardhshëm, opozita ka vijuar aksionin e tij.

Përplasja e kësaj radhe ka qenë mjaft e ashpër, e cila nisi me kontrollin e më pas me mbledhjen e karrigeve në qendër të sallës.

Një nga deputetët e opozitës, dëgjohej në videon live në Facebook, të deputetit Luan Baçi, teksa i drejtohej një prej punonjësve të Gardës me ironi:

-E ke bërë nja dy herë trimin. “Ore lepurush të heq gurmazin”!

-Edhe pa njohur nuk duhet ta prekësh me dorë…

-Ç’është kjo, që e njoh dhe se prek, po janë deputetë o zotëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here