Miqësorja me Zvicrën testi i duhur, por Silvinjos i intereson më shumë forma e lojtarëve

0
54

Shqipëria e ka siguruar kualifikimin në Gjermani, në Europianin e vitit 2024, dhe tani FSJHF po mendon për akomodimin, si dhe për miqësoret që skuadra do të luajë nga marsi e deri në qershor. Mes të tjerave mësohet se Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që duket se ka dalë ende pa u nënshkruar zyrtarisht nga vetë FSHF-ja. Mësohet se është arritur marrëveshja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj helvete që kjo përballje të luhet në Zvicër, ndërsa do të përcaktohet në vijim stadiumi ku do të zhvillohet kjo sfidë. Me shumë mundësi, ky duel do të luhet në Zyrih. Ndeshja miqësore, ku skuadra kombëtare do të mbështetet nga shumë tifozë shqiptarë, do të jetë në kuadër të përgatitjeve të skuadrës për Kampionatin Europian që do të luhet verën e vitit të ardhshëm në tokën gjermane. Kuqezinjtë do të luajnë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në tri ndeshjet e grupit B. Ku dëshira e madhe do të jetë kalimi i fazës së grupeve, pavarësisht se ndodhemi në të ashtuquajturin “grupi i ferrit”. Gjithsesi ka besim dhe optimizëm në kampin kuqezi. FSHF po punon për të arritur organizmin e së paku dhe një tjetër ndeshjeje miqësore në muajin mars, ndërkohë që në maj, ekipi pritet që të ketë dhe dy ndeshje të tjera miqësore, para nisjes së Europianit. Kompeticion që fillon në datën 14 qershor dhe përfundon në të njëjtën datë të muajit korrik.

Akomodimi/ FSHF ka momentalisht dy opsione

Federata Shqiptare e Futbollit ka në letër dy mundësi për akomodimin në Gjermani-2024. I pari, Hotel am Vitalpark, pranë qytetit Kasel, rreth 80 km larg Frankfurtit dhe rreth 100 km larg Dortmundit. Në fakt, kjo është zgjedhja e dytë e FSHF-së, pasi preferenca e parë është një tjetër hotel, shumë pranë Dortmundit. Shqipëria tashmë e ka prenotuar akomodiminin edhe në SportCentrum Kaiserau, por ky opsion do të behej realitet vetën nëse një tjetër përfaqësuese europiane, që është e para në listë (Shqipëria është e dyta), zgjedh të akomodohet në një hotel tjetër. Ky kompleks sportiv është ndërtuar në zonën lindore të Ruhrit dhe ka qenë gjithmonë shtëpia e atletikës dhe futbollit vestfalian. SportCentrum Kaiserau ka ekzistuar në formën e tij të tanishme që nga viti 2006. Deri atëherë, terreni kishte kaluar disa faza zhvillimi, duke filluar në vitin 1949 me zhvendosjen e Shoqatës së Futbollit të Vestfalia nga Ham në atë që atëherë ishte Shtëpia e Rinisë Kaiserau, në Kamen. Vetëm një vit më vonë, shoqata ishte pronare e sipërfaqes prej 4.5 hektarësh. E ftuara e parë e shquar ishte kombëtarja spanjolle e futbollit në qershor 2006, e cila qëndroi në Kaiserau gjatë Kupës së Botës në Gjermani. Falë vendndodhjes relativisht qendrore brenda Vestfalisë me lidhje të shkëlqyera transporti në kryqëzimin Kamener Kreuz (me autostrada 1 dhe 2 në drejtimet veri/jug dhe lindje/perëndim respektivisht) dhe falë stacionit hekurudhor në Kamen-Methler, i cili është vetëm dhjetë minuta në këmbë larg, SportCentrum mund të arrihet shpejt dhe lehtë. Deri në marrjen e një vendimi përfundimtar mund të ketë diskutime rreth opsionit se në cilin vend do të akomodohet përfaqësuesja e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here