Çfarë është ShqipVille? E reja zbulon shifrën marramendëse të personave të regjistruar në zemër të Brukselit

0
63

Gazetarja Ledia Canaj në një emision televiziv foli për “Shqip Ville” dhe nisjen e kësaj ideje në zemër të Brukselit.

Ajo rrëfeu se tashmë “Shqip Ville” është kthyer në një shtëpi ku të gjithë mund të gjejnë një Shqipëri të vogël, kulturë, art dhe historinë tonë.

“Kisha nevojë të kuptoja përse të gjithë mendonin se merreshim me krim apo drogë, pasi ka një pjesë shumë të madhe që sakrifikojnë dhe studiojnë. Është fakt që personat e përfshirë në veprimtari kriminale në Belgjikë është vetëm 4 %. Që nga dita që ne e kemi hapur kemi pritur gati 70 mijë vizitojë. Janë diku tek 300 vizitorë në ditë. Shqip Ville është një shtëpi kulture për të promovuar artin, historinë, librat e botimet që shumë autorë mund t’i kenë. Aty gjejnë një Shqipëri, një komb shqiptar, pra është kthyer në një shtëpi ku edhe diskutohet se çfarë mund të bëhet më shumë. Dhe interesi është shumë i lartë. Në fillim kishim një lloj drojë apo frike se si do të shihej, fillimisht u hap për të qëndruar vetëm 3 muaj, duke qenë se pati sukses dhe impakt shumë pozitiv, ne aplikuam për të pasur një mundësi më të gjatë për ta mbajtur hapur. Ne kemi mundur të krijojmë 2 klasa me nxënës që mësojnë shqip”, ka treguar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here