Google search engine
Home Politike Prapaskenat si vetingu në politikë do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive...

Prapaskenat si vetingu në politikë do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive dhe lidhjet me krimin nis menjëherë ndjekja penale, të gjithë në lupën e SPAK

0
121

Partia Demokratike zyrtare ka depozituar dy ditë më parë në Kuvend një projektligj për vetingun në politikë. Gazeta “SOT” ka siguruar draftin e plotë me të gjitha detajet. Aty thuhet se përveç largimit të pushtetarëve të korruptuar, pritet dhe arrestimi i tyre. Ndryshe nga vetingu në drejtësi ku gjyqtarët dhe prokurorët e gjetur me pasuri sheikësh lënë detyrën dhe shijojnë paratë, nuk do të ndodhë aspak kështu me politikanët. Në propozim përfshihet kontrolli i detajuar i pasurisë së politikanëve dhe rrethit të tyre familjar si dhe të lidhjeve që mund të kenë me krimin e organizuar. Në draftin që ka depozituar PD në Kuvend synohet një reformim i ILKDP dhe një bashkëpunim me SPAK-un për të vërtetuar deklarimin që politikanët do të bëjnë çdo vit lidhur me pasurinë dhe pastërtinë e figurës së tyre.

Krijimi i një autoriteti për luftën kundër korrupsionit

Në projektligj thuhet se do të krijohet një autoritet për luftën kundër korrupsionit, pra ndryshe një reformim i ILKDP për kontrollin e përvitshëm të pasurisë së politikanëve, familjeve dhe rrethit të tyre shoqëror, me parimin ndiq paranë. Pra, për të konfirmuar që pasuria është e justifikueshme dhe e ligjshme, sipas draftit të PD do të bëhet kontrolli i plotë dhe i detajuar i 140 deputetëve, 61 kryetarëve të bashkive, anëtarëve të qeverisë të zgjedhur me mandat kushtetues dhe një sërë zyrtarësh të rëndësishëm të shtetit. “Deklarimi i pasurive, i burimeve të tyre, i detyrimeve financiare bëhet sipas kërkesave të përcaktuara në këtë ligj dhe në formën e përcaktuar nga Autoriteti. Deklarimi përfshin pasurinë e subjektit dhe të familjes së tij (bashkëshortit/es, bashkëjetuesit/es dhe fëmijëve në moshë madhore), burimet e krijimit dhe detyrimet financiare të subjektit. Deklarimi duhet të përmbajë edhe faktin nëse deklaruesi/ja ka ose jo persona të tjerë të lidhur. Kur pasuria e pjesëtarëve të familjes është e ndarë dhe e regjistruar si e tillë në organet e administratës shtetërore ose gjyqësore, deklarimi paraqitet veçmas nga çdo anëtar i familjes, me pasuri të regjistruar në emër të vet dhe i bashkëlidhet deklaratës së personit që ka detyrimin për deklarim. Anëtari i familjes dhe personi i lidhur me subjektin deklarues mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të deklaruara”, thuhet në projektligjin e PD.

Prapaskenat si vetingu në politikë do burgosë pushtetarët,

Hetimet

Kontrolli ose rikontrolli i plotë i deklarimit kryhet çdo herë nga Autoriteti, kur ai ka të dhëna, nga burime të ligjshme, që vënë në dyshim vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave që përmbahen në deklarimin e një zyrtari, si dhe kur ka mospërputhje, që rezultojnë nga kontrolli aritmetik e logjik, të cilat tregojnë se burimet nuk mbulojnë ose nuk justifikojnë të drejtat pasurore të deklaruesit. Kontrolli i plotë dhe hetimi administrativ i kryer nga Autoritetit përfundon brenda 6 muajve pas fillimit të tij, i cili mund të zgjatet në përputhje me kërkesat e Kodit të Procedurave Administrative. Kur nga rezultatet e verifikimit të deklarimit rezulton se burimet nuk mbulojnë apo justifikojnë pasuritë ose kur për një deklaratë, pavarësisht nëse ka kaluar apo jo në kontroll të plotë, ka të dhëna, nga burime të ligjshme, për fshehje të interesave dhe të çdo të dhëne tjetër private, që është e detyrueshme të deklarohet, ose deklarime të rreme, Autoriteti nis hetimin administrativ.

Shkeljet me pasurinë

Kur do të kapen shkelje, sipas draftit të PD autoriteti nis hetimin administrativ. “Kur nga rezultatet e verifikimit të deklarimit rezulton se burimet nuk mbulojnë apo justifikojnë pasuritë ose kur për një deklaratë, pavarësisht nëse ka kaluar apo jo në kontroll të plotë, ka të dhëna, nga burime të ligjshme, për fshehje të interesave dhe të çdo të dhëne tjetër private, që është e detyrueshme të deklarohet, ose deklarime të rreme, Autoriteti nis hetimin administrativ. Mbledhja e të dhënave, kryerja e kontrollit të plotë dhe hetimi administrativ bëhen në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative”, thuhet në projektligj.

Futen në lojë ekspertë të pavarur

Sipas draftit të PD, për të “zbërthyer” pasuritë e dyshimta pritet të futen në lojë dhe ekspertë të pavarur. “Autoriteti ka të drejtë të thërrasë ekspertë të pavarur, të licencuar, të fushave të ndryshme, për të bërë rivlerësimin e pasurive ose për çështje që këta çmojnë të arsyeshme.Ekspertët janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave që sigurojnë gjatë ekspertimit, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Shpenzimet e ekspertëve përballohen nga buxheti i Autoritetit. Për çdo deklaratë që i nënshtrohet kontrollit të Autoritetit plotësohet fleta e kontrollit, sipas mënyrës së përcaktuar nga Autoriteti, e cila nënshkruhet nga inspektori që ka ushtruar kontrollin. Në bazë të fletëkontrolleve përgatiten raporte, që i paraqiten për miratim Autoritetit.  Të dhënat duhet të përmbajnë, në mënyrë të përmbledhur, identifikimin e deklaratave, që i janë nënshtruar kontrollit, faktet dhe parregullsitë e gjetura, si dhe propozimet për masa disiplinore e gjoba për kundërvajtjet dhe, kur është rasti, propozimet për kallëzime për ndjekje penale.  Kontrolluesi i Autoritetit merr masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi, në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale Punonjësit e Autoritetit, që vihen në dijeni për të dhënat e deklarimit të pasurisë, për shkak të ushtrimit të funksioneve të tyre, detyrohen të ruajnë konfidencialitetin dhe besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit.  Këto të dhëna nuk përhapen, përveç rasteve të parashikuara me ligj. Kur pasuritë e fituara gjykohen se janë rrjedhojë e fshehjes së detyrimeve fiskale, Autoriteti njofton organet tatimore të cilët detyrohen të njoftojnë rast pas rasti Autoritetin për masat e marra”, shkruhet në draftin e PD.

Lidhjet me krimin e organizuar

PD, përveç pasurisë me projektligjin ka në fokus dhe zbulimin e lidhjeve të politikës me krimin e organizuar. Por si do të bëhet ky proces. “Objekti i kontrollit të figurës është verifikimi i deklarimeve të subjektit dhe të dhënave të tjera, me qëllim identifikimin e atyre subjekteve që kanë kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar.

Fillimi i procedurës së kontrollit

Subjekti në funksion plotëson deklaratën për kontrollin e figurës, sipas shtojcës bashkëngjitur këtij ligji, brenda muajit mars të cdo viti dhe e dërgon atë  pranë Autoritetit. Autoriteti fillon menjëherë procedurën e kontrollit të figurës, në përputhje me parashikimet e këtij ligji. Subjekti që është kandidat për funksion, paraqet kërkesë me shkrim drejtuar Autoritetit, për kontrollin e figurës, brenda 10 ditëve nga paraqitja e kandidaturës. Kërkesa i bashkëlidhet formularit për deklarimin e kontrollit të figurës, sipas shtojcës së këtij ligji. Deklarimi i rrethanave të rreme ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenit 190 të Kodit Penal.

Bashkëpunimi me institucionet e tjera

Autoriteti për verifikimin e rrethanave që lidhen me figurën kërkon raportim nga gjykata, prokuroria, byroja kombëtare e hetimit, policia e shtetit, shërbimet shtetërore informative dhe çdo organ tjetër që ka në kompetencë administrimin e të dhënave të nevojshme. Autoriteti ka të drejtë të komunikojë me shtetet e tjera për të marrë informacionin e nevojshëm për personat e përfshirë në krimin e organizuar ose për personat e dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar për qëllim të këtij ligji.

Rrethanat që kontrollohen

Autoriteti,gjatë procedurave të kontrollit të figurës, duhet tu përmbahet kërkesave të përgjithshme si më poshtë: verifikimi i saktë i identitetit në të shkuarën dhe të tashmen, për çdo subjekt; verifikimi nëse ka tendenca kriminale për përfshirjen në krimin e organizuar; vlerësimi i përgjithshëm,nëse subjekti është vënë nën presion nga struktura kriminale; kontrolli nëse ka qenë, është ose tenton të angazhohet fshehurazi,vetëm,në bashkëpunim,ose në përbërje të një organizate kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here