Formimi i Njësisë së Përbashkët Hetimore nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Z. Altin Dumani dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Z. Blerim Isufaj kanë nënshkruar më datë 10 Tetor, 2023 në Prishtinë, një Marrëveshje duke formuar Njësinë e Përbashkët Hetimore, të përbërë nga prokurorë të posaçëm të të dyja prokurorive përkatëse.










































