Gazetarja zbulon rrënjën më të shtrenjtë në botë: Shitet deri në 90 mijë Euro, gjendet edhe në vendin tonë

0
86

Tartufi është një prej produkteve që rriten në vendin tonë.

Gazetarja Alma Çupi thotë se në vendin tonë përveç tartufit të zi gjendet edhe lloji i bardhë, i cili shitet në shifra marramendëse.

Përveç terrenit ku rritet, vlerat ushqyese dhe vështirësia për ta gjetur ndikojnë në rritjen e drejtpërdrejtë të çmimit të tij.

Alma Çupi: Ne kemi tartufin e bardhë që është shumë i shtrenjtë, më i shtrenjti është tartufi i bardhë dhe ne e kemi për fat të mirë, quhet tartufi alba. Është shumë i shtrenjtë.

Katerina Trungu: Alba, gentiana janë emra vajzash.

Alma Çupi: Vajzat dhe gratë janë ato që i mbledhin. Një kokërr tartuf i bardhë shkon edhe 90 mijë Euro, është zhardhoku më i shtrenjtë, rrënja më e  shtrenjtë në botë është tartufi. Është shumë i mirë edhe për organizmin, ne kemi  pyje që bëhet tartufi. Derrat e egër e hanë shumë. Po të shkosh nëpër pyjet e Shqipërisë gjen gropa se ata janë armiqtë e tartufit.

Nuk është mirë të na i hanë derrat, më mirë t’i mbledhim vetë. Tartufi mblidhet me një racë qeni që është mësuar dhe e nuhat se ku është. Ka shumë mbledhës tartufi në Shqipëri, për fat të keq pjesa më e madhe ikën në Greqi e tartufit tonë, nuk është se e mbajmë këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here