Google search engine
Home Lifestyle Rikthime të bujshme në “Portokalli”, dy aktorët shumë të dashur për publikun...

Rikthime të bujshme në “Portokalli”, dy aktorët shumë të dashur për publikun shqiptar përfundojnë sërish në “Top Channel”

0
210

Emisionet e humorit në vendin tonë po ‘sheshohen’ një e nga një, e mesa duket ‘Portokalli’ do mbajë fronin sërish.

Klanifornia, e cila nisi si emision humori prej pak vitesh në TvKlan, nuk do të jetë më në muajin shtator, e për edhe aktorët do të mbeten pa punë, duke bërë që të gjejnë alternativa të tjera. Mirëpo, duket se dy aktorë do të rikthehen sërish në ‘shtëpi’, pasi ‘Kryefjala’ raporton se janë parë në ambientet e Top-Channel.

Bëhet fjalë për Olsi Bylykun, i cili u bë i njohur me personazhin e “Kimikatit” dhe Jul Dedën që ka qenë një nga aktorët e parë të këtij show humoristik dhe i njohur kryesisht në treshen më të famshme të kohës ThShlBsh.

Deri më tani ende asgjë nuk është e konfirmuar, mirëpo pritet që dyshja të na e zbulojë se ku do t’i shohim nga shtatori e tutje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here