Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel pritet të paraqesë propozimin e tij për ndihmë për zonat e përmbytura pas sulmit në një digë ukrainase në Samitin e qershorit.
Michel me postimin e tij në Twitter deklaron se është i tronditur nga sulmi i paprecedentë në digën e Nova Kahovkës.
“Shkatërrimi i infrastrukturës civile është padyshim një krim lufte, dhe ne do të mbajmë Rusinë dhe përfaqësuesit e saj përgjegjës. Do ta ngre këtë çështje në qershor në Këshillin Evropian dhe do të propozoj më shumë ndihmë për zonat e përmbytura. Mendimet e mia janë me të gjitha familjet në Ukrainë të prekura nga kjo fatkeqësi ”, përfundon presidenti i Këshillit Evropian.








































