Ryshfete dhe shpërdorim detyre, ‘fshesa’ e Vettingut fundos kupolën e Policisë së Shtetit. Zbardhen autorët dhe abuzimet e 2000 denoncimeve të bujshme ndaj…

0
99

Mbikqyrësit e FBI-EUROPOL në procesin e vettingut janë zotuar me garanci se do të evitojnë dhe fokusojnë punën e tyre ndaj denoncimeve të bëra ndaj kupolës së Policisë së Shtetit kundër drejtuesve të paaftë në detyrë.

Vetëm një javë nga shpallja e procesit të vettingut, kanë mbërritur plot 2000 denoncime pranë Agjensisë së Mbiklqyrjes Policore.

Denoncimet  janë konkrete me emra e raste abuzimi, për zyrtarë të lartë të anti- krimit njerëzor, anti- krimit ekonomiko-financiar, anti-trafiqeve, shefa komisariatesh, drejtorë policie të qarqeve, të FNSH, Shqiponja, Delta-Force Detare e drejtues të lartë në qendër.

Të rënda si vepra penale, janë denoncimet që kanë bërë biznesmenët, të cilët janë zhvatur prej drejtuesve policorë, por edhe janë dëmtuar gjatë aktivitetit të tyre, për shkak se kanë lejuar kontrabandën e kanë mbrojtur dhe fshehur provat, për kriminelë që kanë vënë gjoba, kanë zaptuar e dëmtuar prona me tritol.

Përveç qytetarëve e biznesmenëve, denoncime ndaj drejtuesve janë bërë edhe nga zyrtarë e efektivë policie, të cilët, duke qenë brenda sistemit, kanë dorëzuar prova të rënda për shefat që do t’i nënshtrohen vettingut.

Por siç e parashikon ligji dhe udhëzimi i përbashkët mes komisionit të vettingut e mbikëqyrësve të FBI-EUROPOL, denoncimet e punonjësve të policisë e ish policëve, po depozitohen “Anonim” për t’i prerë rrugën hakmarrjes, ndërsa komisioni ka detyrim t’i verifikojë e hetojë.

Po kështu, është vendosur që denoncuesit, nëse dëshirojnë mund marrin pjesë, në seancat e vettingut të atyre drejtuesve ndaj të cilëve kanë paraqitur prova, duke qenë asistues në seanca, persona të pyetur nga relatorët e dosjeve gjatë hetimit, ose ndërhyrës direkt gjatë seancave.

Mbikëqyrësit e FBI-EUROPOL në vetting, kanë dhënë garanci, se do evitojnë shmangien e denoncimeve ndaj kupolës policore, si dhe sajimin e denoncimeve fiktive ndaj drejtuesve të aftë e të papërlyer, sidomos nga Ardi Veliu, i cili njihet për zhdukje e sajim provash kriminale.

Sipas informacionit, partnerët kanë kërkuar që në vetting të mos kalojnë vetëm 300 drejtuesit e aktualë, por dhe ish-drejtuesit e 15 viteve të fundit afro 500 të tillë; të cilët pas plasjes së skandaleve, janë emëruar shefa, këshilltarë, pedagogë në akademi e specialistë brenda strukturave, të cilat Çuçi, Rrumbullaku e Ardi Veliu i kanë lënë jashtë vettingut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here