“I ka gjuajtur fort”/ Ç’ndodhi mes çiftit pas spektaklit të mbrëmjes? Olta akuzon Luizin për dhunë ndaj Kiarës, moderatorja i bën kërkesën e papritur: Hajde dalim nga shtëpia. Shikoni videon e momentit në mesnatë

0
159

Një moment gjatë spektaklit të së martës mes Luizit dhe Kiarës duket se po merr përmasa të mëdha, për faktin se është theksuar nga aktorja Olta Gixhari e cila e akuzon këngëtarin se ka gjuajtur moderatoren, partneren e tij.

Bëhet fjalë për një moment kur Luizi flet me Qetsorin gjatë spektaklit dhe Kiara e shtyn me këmbë, me taka, si shenjë që ai të ndalojë së foluri. Por Luizi duket në video teksa kthehet dhe vë dorën tek këmba e Kiarës si shenjë për t’i thënë edhe ai ‘ndalo’ së bëri atë gjest. Por kjo situatë është fryrë nga Olta e cila pas spektaklit ka akuzuar Luizin për dhunë. Teksa qëndronin në oborr për të darkuar, pas akuzës së Oltës, Kiara i doli në mbrojtje partnerit të saj. Ajo tha se Luizi reagoi në atë mënyrë ndaj saj, pasi ishte ajo që e gjuajti me takë për ta ndaluar së foluri në ato momente. Olta: Pse i gjuajte Kiarës.

Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën

Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat

Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?

Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie

Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?

Olta: E pashë dhe ajo që më bëri përshtypje është që Kiara nuk reagoi fare kur e pyeti Arbana dhe i tha a ke dicka për të thënë? Luizi: Ishte para se me gjujt Olta: Ishte pas Luizi:Okej si të thuash ti Në një moment të dytë, çifti kur ndodhet vetëm komenton akuzën e Oltës dhe Kiara tregohet e lodhur me situatën në shtëpi dhe i thotë Luizit të lënë shtëpinë.

Luizi: Ça je tu fol moj vajzë i thashë?

Kiara: Më shtyve more dhe bëri zhurmë se isha zbathur

Luizi: Më tha lëre pusho i thashë dhe unë i thashë pusho ti se isha në një debat, kaq, tani çfarë ti them unë?

Kiara: Po mirë mo hajde dalim ça të them unë

Kiara: Po dalim, kot tani krijojnë situata në cdo moment nga hici?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here