Ekspertët dalin me njoftimin e rëndësishëm: Nuk duhet të prisni që temperatura të rritet në 38.5 për ta ulur atë

0
155

Simptomat kryesore të një infeksioni viral të frymëmarrjes, të cilat tashmë janë në rritje, është temperatura shumë e lartë që shkon deri në 40 gradë dhe zgjat 4-5 ditë.

Nuk duhet të keni frikë nga temperatura e lartë, vetë organizmi e lufton atë, transmeton Telegrafi.

Nëse fëmija është në gjendje të mirë, nuk ka simptoma të tjera, kjo temperaturë nuk duhet t’i shqetësojë prindërit. Ka ilaçe për ulje temperature, ato natyrale, dushi, gjithçka që ndihmon…

Për shkak të kohëzgjatjes së simptomave, kur temperatura arrin 40-41 gradë, prindërit kanë frikë se fëmija do të bjerë në ngërç.

Fëmijët deri në moshën 5 ose 6 vjeç janë të ndjeshëm ndaj konvulsioneve febrile ose të ashtuquajturat ngërçe dhe kemi një anamnezë familjare që njëri nga prindërit ka pasur ngërçe dhe rridhje në fëmijëri.

Nëse ky informacion ekziston, atëherë duhet pasur kujdes. Nuk duhet të prisni që të jetë 38.5, siç këshillojmë zakonisht, që të luftojë vetë organizmi, por duhet ta ulni temperaturën më herët.

Nëse në periudhën e mëparshme ka pasur konvulsione febrile, prindërit zakonisht trajnohen dhe kanë supostet rektale të cilat i përdorin në temperaturë 38 e lart”, shpjegon doktori.

Fatmirësisht këto infeksione zakonisht nuk zgjasin shumë.

Kur fëmija juaj do të pësojë konvulsione febrile, më e rëndësishmja është të qëndroni të qetë. Shtrijeni në krevat dhe me kujdes mbani mend simptomat dhe kohëzgjatjen, të cilat do të kenë dobi për mjekun gjatë vendosjes së diagnozës dhe gjatë dhënies së trajtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here