“Vjedhje masive në Kamëz”, shpërthen kandidati pas votimeve në PD: Primare të turpshme

0
275

Kandidati i Primareve në Kamëz Asllan Dogjani ka hedhur akuza pas humbjes përball kandidatit Arjan Hoxha.

Duke folur për mediat, Dogjani ka theksuar se votimi për bashkinë e Kamzës ka pasur një numër të madh parregullësisë.

“Është një proces ku është vjedhur vota brenda Partisë Demokratike. Kjo është e turpshme që të vidhet mes njëri tjetrit, nuk kam çfarë them më shumë”, u shpreh Dogjani.

Arjan Hoxha do të jetë kandidati i PD për bashkinë e Kamzës, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here