Ndryshon udhëzimi i kontributeve, raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në 1 muaj

0
237

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka miratuar disa ndryshime në udhëzimin “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” i botuar në Fletoren Zyrtare. Udhëzimi parashikon që për të punësuarit që janë me raport barrë lindje ose raport mjekësor, që nuk janë ende shkëputur nga puna marrin përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore nëse nuk kanë punuar për 1 muaj dhe jo pas ditës së 14 siç parashikoj në udhëzimin e mëparshëm. Kategoria 31. I punësuar, i cili për gjithë muajin ka qenë me raport leje barrëlindje ose raport mjekësor pas ditës së 14 dhe merr përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore, por nuk i ka shkëputur (zgjidhur) marrëdhëniet e punës me subjektin përkatës”, parashikonte udhëzimi i kaluar. Në ndryshimet e botuara në Fletoren Zyrtare parashikohet që për kategoria 31 që janë gratë shtatzëne “I punësuar, i cili për gjithë muajin ka qenë me raport leje barrëlindjeje dhe merr përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore, por nuk i ka shkëputur (zgjidhur) marrëdhëniet e punës me subjektin përkatës.” Pagesë për paaftësi nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit. Konkretisht 14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi. Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjekësor (KM), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti. Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh. Pas kategorisë 31 me udhëzimin e ndryshuar shtohen edhe kategoritë 32 dhe 33, me përmbajtje, si: “Kategoria 32. I punësuar, i cili për gjithë muajin ka qenë me raport mjekësor pas ditës së 14 dhe merr përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore, por nuk i ka shkëputur (zgjidhur) marrëdhëniet e punës me subjektin përkatës. Kategoria 33. I punësuari me aftësi të kufizuara, përfshirë personat që nuk dëgjojnë dhe invalidët e punës të vlerësuar pjesërisht të aftë për punë nga komisionet përkatëse, për të cilët lind detyrimi i derdhjes së kontributeve nga punëdhënësi, sipas dispozitave të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here