“Nuk do kthehet më në Polici”, gazetarja zbulon lëvizjen e rradhës ku do shkojë Gledis Nano

0
134

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u largua nga detyra pak ditë më pare një vendim të Këshillit të Ministrave, dhe ishte pikërisht Bledi Çuçi njoftoi se Nano u shkarkuar pasi nuk kishte përmbushur objektivat e vendosur në luftën kundër krimit.

Ndërkohë, në media gjatë këtyre ditëve pas dorëheqjes, është thënë se Gledis Nano u shkarkuar nga detyra e kryepolicit pasi nuk pranoi të bëhej palë me politikën dhe kishte kërkuar arrestimin e disa personazheve të krimit.

Por, cila do të jetë rruga e ish-kreut të AntiTerrorit dhe ish-drejtorit të Policisë në vazhdim. Gazetarja Anduena Llabani është shprehur në emisionin “Now”, se Gledis Nano do të largohet nga Shqipëria.

“Gledis Nano nuk do të kthehet në policinë shqiptare. Ai nuk do të qëndrojë më në Shqipëri. Ai do të shkojë në SHBA për të vazhduar një projekt të tijin”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here