Komedia e zezë “Panik”, premierë në skenën teatrore, pasqyrohet njeriu me të gjithë problematikën e tij

0
35

Komedia  “Panik”  shënoi premierën në skenën e Teatrit të Metropolit. Një vepër teatrore me regji nga Blendi Arifi dhe në role janë aktorët Aleksandër Prodani, Julian Hurdha, Brendi Bega. Kjo komedi e zezë është me 12 skena dhe ka 3 personazhe. Personazhet janë Maxi, grafik dizajn. Leo inxhinier dhe Joni gazetar. “Panik” është një shfaqje teatrale, sipas pjesës së shkruar nga Mika Myllyaho, autor bashkëkohor finlandez. Kjo shfaqje mbart personazhe me problematika të ndryshme sociale. Në vepër pasqyrohet njeriu me gjithë problematikën e tij, si frika nga realiteti i egër, sfida për të qenë njeri me dinjitet në një botë ku mbizotëron kaosi, vështirësitë e rritjes personale dhe në marrëdhënien në çift. Në materialin e teatrit rreth shfaqjes thuhet se synimi i vendosjes së veprës është sfida e njeriut të sotëm, duke u përballur me të vërtetën për të parë më larg dhe për të kapërcyer pengesat e realitetit. “Njeriu i mbetur peng nga jeta e vrullshme e realitetit të sotëm ka nevojë të jetë i lirë për të realizuar vetveten, pa qenë nevoja të bëj kompromise e të ndryshojë karakterin”, thuhet për veprën. Producente dhe përkthyes e e veprës Albana Kozeli, design Grace Kozeli, skenografe Resina Meçani. “Fondi i Teatrit për të Rinj” iniciativë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” solli në skenë produksionin e parë “Panik”, ku shfaqja u luajt në datat 29, 30 qershor në teatrin Metropol dhe do të vijojë dhe 1, 2, 3 korrik, në orën 20:00. Në datat 12,13 korrik ora 20:00 do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Veprat finlandeze

 Në veprat bashkëkohore finlandeze, që flasin për problemet e vërteta të njerëzve të vërtetë shpërfaqet një hop i rëndësishëm i një ndryshimi etik, duke përfshirë këtu evokimin e shpirtërores dhe etikën si dhe konfliktet që lindin nga kërkimi i identitetit personal. Në material, thuhet se pushteti në një marrëdhënie apo ndryshimet mes brezave hedhin dritë mbi zgjedhjet dhe përgjegjësitë personale, duke na dhënë kështu një pamje të plotë të shoqërisë dhe sfidave të njeriut modern. “Bota e sotme ka goditur në thelb familjen dhe realitetet ku jetojmë. Vlera e konfliktit mes gjeneratës së  “baby-boom” dhe ngritjes së një sistemi mirëqenieje për këta fëmijë dhe për familjen në përgjithësi, ”gjenerata e terapsë” që lindi në vitet 1970-‘80, janë disa nga temat që evokohen në shumë nga dramat finlandeze të kohës sonë. Drama bashkëkohore finlandeze pasqyron traumat e rënies ekonomike të fillimit të viteve 1990- të shoqëruar me konfliktet që i pasuan këto të fundit”, thuhet në material. Pikërisht këto drama sociale ndërthurur me kërkimin e identitetit personal përmes terapisë që shpesh rezulton komike e pa vlerë, shpërfaqen dhe në dramën “Paniku” të autorit në fjalë. Vepra është përkthyer në Danisht, Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Spanjisht dhe Rusisht dhe, së fundmi në shqip.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj