Rihapen llogaritë e Ilir Metës me drejtësinë, gazetari i njohur zbulon lëvizjen e SPAK që pritet të ‘fundosë’ Presidentin

0
15

Ish-deputeti Halit Valteri paditi pak ditë më parë në SPAK Presidentin Ilir Meta pas publikimit në gazetën austriake ,”Kronen Zeitung” të një investigimi i cili akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Gazetari Adriatik Doçi bën të ditur se tashmë kjo padi është regjistruar në SPAK pa emër konkret të cilit i atribuohet vepra penale e dyshuar.

 Në këtë mënyrë janë rihapur më në fund llogaritë e Ilir Metës me drejtësinë.

12 vite pas mbylljes së video-skandalit me Dritan Priftin në Gjykatën e Lartë, aferë për të cilën prokuroria kërkoi dy vite burg për korrupsion, Ilir Meta është zyrtarisht nën hetim nga SPAK, këtë herë për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë, mashtrim në KQZ etj.

Ish deputeti, krahas artikullit të gazetës, ka pohuar se ka prova shtesë që ia ka sjellë një gazetar i huaj, ku përfshihen fatura dhe kontrata, që konfirmojnë lotimin nga Ilir Meta me para të pajustifikuara kur ishte kryetar i LSI-së.

Ilir Meta është me imunitet presidencial deri në 24 korrik të këtij vitit, kur i mbaron mandati, ndërsa mbetet për t’u parë në vijim nëse hetimet do të devijohen apo do të përfshijnë Metën, duke e veshur me përgjegjësi penale.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj