Regjisorja Driada Dervishi bën bashkë aktorët me një mbrëmje poetike

0
19

Një mbrëmje poetike me aktorë të njohur do të zhvillohet në Shtëpinë Studio Kadare. Aktorët do të interpretojnë poezitë e shkrimtarit Ismail Kadare, ku këtë mbrëmje do të promovohet dhe disku “Kristal”. Ideatorja Driada Dervishi shprehet se këtë mbrëmje do të jetë një eksperiencë e veçantë. “A i keni menduar ndonjëherë bashkë zërat e aktorëve tuaj më të dashur në një CD, duke interpretuar disa nga poezitë më të bukura të Ismail Kdaresë? A e keni menduar ta vizitoni një Shtëpi Muze si ajo ku Kadareja shkruajti disa nga kryeveprat e letërsisë shqiptare, me një audioguidë nëpërmjet poezive? Më 14 qershor ora 19. 30 ju ftojmë në një eksperiencë të veçantë në promovimin e diskut “Kristal”, por jo vetëm!”, shprehet regjisorja Dervishi, që ka bërë dhe kurimin artistik të kësaj mbrëmjeje poetike sonte në Shtëpinë Studio Kadare. Disku “Kristal” është me 14 poezi të sjella nga 14 aktorë të njohur. Kompozitor Haig Zacharian dhe regjistrim masterizim Fabian Basha. Regjisorja Dervishi thotë se edhe performanca poetike këtë mbrëmje mban titullin e CD. “Në 14 qershor promovimi i diskut vjen me një performancë poetike po me titullin “Kristal”, ku Muza do t’ju shoqërojë në një udhëtim unik në atelienë e një shkrimtari si Ismail Kadare”, shprehet regjisorja. Mbrëmja poetike vjen me aktorët Robert Ndrenika, Viktor Zhusti,  Timo Flloko, Yllka Mujo, Raimonda Bulku, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Olta Daku, Arben Derhemi, Anila Bisha, Adelina Muça, Lulzim Zeqja, Luli Bitri dhe Gëzim Rudi. Këngëtare Erinda Agolli, flaut Daorsa Dervishi, kitarë Arbër Çerri, balerinë Kristina Ici, koreografe Joli Eleni Gjovreku, koordinatore Adelina Muça, producente Raelva Shabanaj. Kjo mbrëmje poetike zhvillohet me ide dhe kurimin artistik të regjisores së njohur Driada Dervishi, e cila ka një aktivitet të pasur artistik në fushën e teatrit. Me mbi 20 vite eksperiencë si regjisore, Dervishi është një nga emrat e njohur të regjisurës jo vetëm në qytetin e Durrësit, por edhe më gjerë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj