Google search engine
Home Aktualitet Zhduket kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, policia nis kërkimet. Zbardhet lëvizja e...

Zhduket kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, policia nis kërkimet. Zbardhet lëvizja e saj që priste të bënte brenda pak ditësh

0
347

Humb kontaktet me familjen kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, policia nis kërkimet. Denoncimin e ka bërë bashkëshorti i saj pasi edhe të afërmit kishin humbur kontaktet me të. Sipas tij, Klaudia nëna e dy fëmijëve është larguar nga banesa dhe nuk është rikthyer më.

Dyshimet janë se gruaja është larguar për probleme familjare, por nuk përjashtohen as pista të tjera. Ajo punonte prej vitesh punonjëse e gjykatës së Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si OPGJ në prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej.

 Paraprakisht dyshohet se shkak i largimit të gruas, kanë qenë konflikte familjare, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

(FOTO) Zhduket kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, policia nis

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here