Google search engine
Home Politike Drejtesi Shkarkohet prokurorja e njohur e Tiranës

Shkarkohet prokurorja e njohur e Tiranës

0
404

Shkakrkohet Prokurorja e njohur e Tiranën, Eriselda Bala, pas hetimit në të tri kriteret e rivlerësimit. Ky vendim u morë nga Komisioni i Pavarur i Kaluafikimit ditën e sotme.

Kryesuesja e trupës Suela Zhegu tha se vendimi i shkarkimit ishte marrë me shumicë votash. Veç Zhegut në trupën që hetoi Balën ishin Brunilda Bekteshi relatore dhe Firdes Shuli anëtare.

Bala u hetua në të tre kriteret, por gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u fokusua në kriterin e pasurisë. Balës iu kërkuan shpjegime në lidhje me një pagesë 48 mijë euro përmes bankës, për të cilën prokurorja tha se ishte falsifikuar firma e saj në faturën e pagesës.

Po ashtu asaj iu kërkuan shpjegime mbi 2 milion lekë të ardhura nga familja e bashkëshortit dhe një dhuratë 1 milion lekë nga gjyshërit e saj.

Bala e ka filluar karrierën si magjistrate në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2008 dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në vitin 2015 ajo është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shkarkohet prokurorja e njohur e Tiranës (Emri)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here