Google search engine
Home Rajoni Kosova Fronti i ftohtë destabilizon edhe më shumë motin! Ja çfarë pritet në...

Fronti i ftohtë destabilizon edhe më shumë motin! Ja çfarë pritet në ditët në vijim

0
316

Atmosfera është e pa stabilizuar për disa ditë me radhë për shkak të masave ajrore të fuqishme ciklonike. Edhe sot ka erëra dhe rrebeshe të izoluara shiu në shumë vise të rajonit tonë.

Pak më vonë ose në mbrëmje në Kosovë dhe Shqipëri pritet të arrijë fronti i ftohtë nga veriu. Ky front pritet destabilizojë edhe më shumë atmosferën mbi Kosovë duke kushtëzuar reshje shiu, ndonjë rrufe me bubullimë dhe po ashtu reshje breshëri të imët. Kjo vjen për shkak të diferencës së madhe të temperaturave dhe ardhjes së frontit të ftohtë të ajrit jo-stabil në atmosferën edhe ashtu të destabilizuar. Në rajone të caktuar mund të bjerë sasi e madhe akulli, ndërsa priten edhe reshje bore përpos viseve kodrinore-malore edhe nëpër disa ultësira të Kosovës. Më së paki reshje priten në jug të vendit. Fjolla esfetike bore gjatë mbrëmjes vonë mund të edhe në Prishtinë.

Nga nesër stabilizim gradual i motit, ndërsa nga e marta rritje e temperaturave. Vranësira të shpeshta do të mbesin prezente që mund të kenë efekt shumë të dobishëm duke na mbrojtur nga ngricat e pranverës së hershme./MeteoBallkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here