Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar arrestimin e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Hoxha është shprehur se Alqi Bllako duhet të dorëzohej sepse largimi ishte një dëm shumë i madh për ata që janë sipër tij. Gazetari u shpreh, se nëse Bllako vendos të bashkëpunojë sigurisht që ka lehtësia, sipas tij, për të ndihmuar familjen si edhe për dënimin. Gazetari vijoi më tej duke thënë, se Bllako ishte personazh i rëndësishëm pasi dinte shumë gjëra.“Deri në këtë moment i vetmi zyrtar që i qëndroi përballë procesit është Saimir Tahiri, dhe për këtë është në burg. Ndërsa ish-kryeprokurori Llalla u arratis dy jave para vendimit të gjykatës dhe sot ka marrë azil në Itali. Ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me Bllakon gjatë 12 orëve të zhdukjes së tij. Prokurori do që Bllako të jetë bashkëpunëtor. I duhen patjetër informacionet e Bllakos. Nëse Bllako vendos të bashkëpunojë sigurisht që ka lehtësia, për të ndihmuar familjen, për dënimin. Nuk u vu kot aty sipër në listë ai. Ne e dimë kush e bëri listën, e ka bërë komandanti. Bllako ishte personazh i rëndësishëm që dinte shumë gjëra”, tha Hoxha. Ndër të tjera, gazetari Artan Hoxha u shpreh se nëse Alqi Bllako bashkëpunon me drejtësinë, merr me vete edhe shumë të tjerë. Hoxha thekson se ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me ish-deputetin dhe se prokurorit i nevojitet bashkëpunimi në këtë situatë. Hoxha kujton po ashtu, se Alqi Bllako nuk ishte rastësisht në listën e PS, duke lënë pas dhe figura të njohura në këtë forcë politike.“Bllako është një pikë e rëndësishme lidhëse e atyre që janë në kërkim dhe veprimeve që janë kryer. Bllako edhe po nuk ka bërë vetë shumë gjëra di çfarë ka ndodhur sepse në duart e tij kanë ndodhur. Sot po akuzohet për tjetërsim të një trualli. Prandaj u bë i rëndësishëm fakti dje që nuk po gjendej. Sepse për dijeninë që ka mbi çështjen nëse pranon të bashkëpunojë ai mund të marrë me vete shumë të tjerë”, shkruan Hoxha.








































