Vijojnë protestat kundër Putinit. Demonstruesit sfidues rusë kanë dalë edhe një herë në rrugët e Shën Petersburgut, qyteti i lindjes së presidentit Putin – për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës.
Ashtu si ditët e mëparshme, forca të shumta policore tentuan që të shpërndanin turmën, ndërkohë që
dhjetëra protestues u arrestuan.
Vala e re e protestave erdhi pasi kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny bëri thirrje nga burgu për mitingje të përditshme kundër sulmit ushtarak, duke thënë se Rusia nuk duhet të jetë një “komb frikacakësh të frikësuar”.








































