Mediat italiane kanë zbuluar se “doktori” I Cosa Nostrës i cili u arrestua para pak ditësh do fillonte një tregti droge. Giuseppe Guttadauro dhe djali i tij Mario Carlo akuzohen për marrëdhëniet me mafian e Palermos dhe tregtimin e kokainës. Giuseppe Guttadauro bashkëpunonte me një shqiptar emri i të cilit ka dalë edhe në përgjimet e zbuluara së fundmi. Një përgjim i majit 2018 regjistron një bisedë që shpjegon planin e Guttadauro për të organizuar një trafik kompleks droge me vendet e huaja. Një plan për të cilin “doktori” flet me shtetasin shqiptar Bersni Besart Memetaj (të cilit, sipas hetuesve, i ishte drejtuar edhe ish-shefi i Palermos për të marrë një diplomë false në stomatologji për djalin e tij).
Home Aktualitet Zbardhen përgjimet “doktorit” të Cosa Nostra-s dhe shqiptarit: Vij nga një familje...






































