Google search engine
Home Politike Po merret në pyetje në SPAK/ Publikohet shkresa që ‘fundos’ kryetarin e...

Po merret në pyetje në SPAK/ Publikohet shkresa që ‘fundos’ kryetarin e Bashkisë së Fierit, Tabaku jep ultimatum dhe publikon faktet: Me këto dokumente akuzat e PD rezultojnë të vërteta për Armando Subashin dhe…

0
305

Në Komisionin Hetimor është duke dhënë dëshminë e tij ish-perfaqesuesi i Bashkisë Fier në Komisionin e vlerësimit të ofertave, Florian Muçaj.

Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, publikoi shkresën ku Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi deklaron se nuk ka gjendje emergjence mjedisore. Tabaku theksoi se procesi për Inceneratorin e Fierit është nisur me një ofertë të pakërkuar.

“Në dosjen që ka sjellë këtu Armando Subashi dhe kam këtu të gjitha shkresat e Armando Subashit deklarohet që nuk ka një gjendje mjedisore emergjence në Bashkinë e Fierit dhe i gjithë procesi ka nisur me një ofertë të pakërkuar të kompanisë për gjendjen e mergjencës mjedisore. Përse keni pranuar një ofertë të pakërkuar dhe keni nisur një proces koncesioni ku nuk ka pasur një gjendje të emergjencës mjedisore? Këtu kam shkresat e z. Armando Subashi”, tha Tabaku.

Ndërhyn anëtari socialist, Besjan Ajazi: Mos na bëni të ndjehemi keq në momentin kur ju po i drejtoni pyetjen. Ai është i vendosur sepse ka marrë udhëzime nga SPAK të mos përgjigjet. Është e panevojshme që ne t’i bëjmë pyetje këtij dëshmitari. Unë dhe kolegët e mi ndjehemi keq, kur ju i bëni pyetje, ai nuk përgjigjet. Për njerëzit që janë thirrur atje unë mendoj të mos vazhdojmë me marrjen në pyetje.

Arben Pëllumbi: Nuk jam në dijeni, të gjitha këto dokumente i keni dorëzuar në prokurori në padinë që keni dorëzuar për këtë që e konsideroni megaaferë? Në rast se të gjithë këto dokumente i keni dorëzuar i takon organit të akuzës të veprojë për të thënë nëse këto që përmendët përbëjnë vepër penale. Ju deklaroni këtu për të mirëqena cdo letër që keni përpara. Kemi 4 muaj këto dikuktojmë ju keni arugmentet tuaja ne kemi argumentet tona, Mos nisim prap nga e para. Zotëria e shprehu të vetën që qëndron këtu por nuk përgjigjet.

Jorida Tabaku: Në padinë që PD bëri për inceneratoin e Fierit ngritëm disa dyshime si pjesë e punës së komisionit hetimor, zoti Armando Subashi na i ka konfirmuar na ka sjellë gjithë dokumentet, kemi marrë informacion si anëtarë të këtij komisioni kur të përfundojë punën do i cojmë dhe këto pjesë të SPAK.

Ndërkohë ato që ngritëm si shqetësim e akuza këtu një vit e gjysmë më parë sot me këto dokumente rezultojnë të vërteta. Si për anëtaret individualë të komisioit të koncesionit ashtu edhe për zotin Subashi.

Antoneta Dhima: Sipas opininit tuaj

Tabaku: Zonja Dhima nuk ju ndërpreva.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here