Shfaqja “Të zhveshur, por bashkë” premierë te Teatri Eksperimental, me qëllim të argëtojë, të nxisë komunikimin e bashkëjetesën

0
74

Jeta e përditshme, realiteti apo dhe argëtimi në shfaqjen “Të zhveshur, por bashkë”, me nëntitull (A do bëhet ky vend?). Shfaqja premierë u prezantua në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Regjisori Leonard Bombaj këtë herë në skenë me familjen para publikut te “ArTurbina”, që në këtë shfaqje ndërthurin muzikën, videomesazhet, jetën e përditshme dhe homazhin për artistët që përpiqen për këtë vend. Një bashkëpunim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” -Sirea Film dhe Bashkia Tiranë. Një projekt me një “Pse” të fortë, me tredimensione art-kulturë-mision social. Në finale të projektit thuhet rreth shfaqjes, një paralajmërim për një mision social me impakt botëror në vitin 2022 të Tiranës Kryeqytet Europian të Rinisë. “Pra më shumë se një projekt mund ta quajmë një tubim artistik me zinxhir eventesh. Me synim tur në veri-jug dhe bamirësi sociale”, thuhet rreth premierës në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivigli” te “ArTurbina”. Titulli i shfaqjes “Të zhveshur, por bashkë” me nën titull “A do bëhet ky vend?” është vetëm një ftesë hokatare për të provuar brenda të kundërtat e saj, dilemat, humorin, nostalgjinë. E veçanta ose pika e dobët: artistë dhe organizatorë vuajnë nga një optimizëm ekstrem. Kapitujt “Qepeni i komshiut-orë me zile”, “Ne nuk dimë se çfarë nuk dimë”, “Bethoveni me vodhi Elizën”, “Kitarë, gështenja & oxhak”, “Burrë si Mami”, “Betejë muzikore At-Bir”, “Njeriu më i famshëm ai që sapo vdiq”, “Të gjithë jemi kryeministra”, synojnë në skenë një atmosferë “Herë të qeshura, herë lot, herë të qeshura me lot”, ku për publikun kishte muzikë, video, humor, homazh dhe plot të tjera.

Artistët në shfaqje

“Të zhveshur, por bashkë” me nëntitull (A do bëhet ky vend?), një stand-up comedi dhe show për të gjithë familjen, ku veç argëtimit regjisori Leonard Bombaj sjell dhe aspekte të realitetit e jetës së përditshme në Tiranë, do të vijojë dhe gjatë të shtunës dhe të dielës në skenë në sallën e vogël të “ArTurbinës” te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Për realizimin e shfaqjes “Të zhveshur, por bashkë” me nëntitull (A do bëhet ky vend?), një stand-up comedi dhe show për të gjithë familjen kanë ndihmuar dhe donatorë privatë. Shfaqja nga Leonard Bombaj e familja, me qëllim të argëtojë, të nxisë komunikimin, e bashkëjetesën është në vijim të premierave që janë pjesë e jetës artistike në skenë. Një takim artistësh Leonard Bombaj, Pëllumb Kulla, mirëpritur nga drejtori i teatrit Altin Basha, furnizoi këtë sinergji artistësh. Një shfaqje për të gjitha moshat dhe në skenë për publikun janë Esmeralda Blaceri, Marbi e Sirea Bombaj, Leonard Bombaj, qenushi Ozzy dhe mysafiri X. Me prani letrare nga Pëllumb Kulla, skenografia Beqo Nanaj dhe kostumet nga Sofi Kara. Producente ekzekutive Bruna Belaj.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj