Lehtësohen masat anti Covid në Kosovë! Këto janë rregullat e reja për të hyrë në këtë shtet

0
142

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të lehtësojë masat kufizuese për të penguar përhapjen e Covid 19, që hyjnë në fuqi të shtunën.

Tashmë, orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 00:00. Maskat janë të detyrueshme vetëm në ambientet e mbyllura.

Gjithashtu hyrja në Kosovë do të lejohet me dy vaksina. Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00 dhe do të lejohet hapja e palestrave.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifit, lehtësimi i masave vjen pas uljes së infektimeve në vend, por masat do të rishqyrtohen javën që vjen.

Vendimi i mëparshëm i qeverisë, që kërkonte tre doza vaksine për të hyrë në vend nxiti protesta nga qytetarët, ndërkohë që reagime të forta ka pasur dhe masat e tjera kufizuese.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj