Policia e Shtetit ka dale sot ne konference per mediat ku ka dhene detaje per operacionin e koduar “Trinom”, i cili ka dokumentuar implikimin e 28 personave, per veprat penale “trafikim narkotikësh” dhe “korrupsion i personave me funksione publike”.
Te implikuar ne keto veprimtari kriminale rezultojne edhe oficerë të Policisë së Burgjeve, por edhe të burgosur “VIP”.
Drejtori i Policise Elbasan, Ardian Çipa, tha se nga hetimet, ne te cilat eshte perfshire edhe SHKBB-ja, “u mundësua grumbullimi i provave dhe dokumentimi i implikimit të 28 shtetasve”.
“U organizua operacioni “Trinom” ku u ekzekutuan masat “arrest ne burg” per shtetasit:
Hysni Ndreu, shef i paraburgimit Elbasan
Gazmir Meta, grup sigurie në IEVP Elbasan
Elvis Gjoci, kontrollor në IEVP Elbasan
Gentjan Gjata, pronar i një biznesi brenda paraburgimit Elbasan
Gentjan Mino, i ndaluar në paraburgim, i dyshuar për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksikone publike
Janë caktuar arrest shtëpie për shtetaset L.Gjata, dhe F.Sula,
Në vijim të hetimeve ka prova se janë të implikuar dhe 13 shtetas të tjerë:
Aleksandër Llanaj, i ndaluar, aktualisht në regjimin 41 Bis
Delin Hajdari, i ndaluar gjithashtu në Drenovë, në Korcë.
Leo Osmani, i dënuar më parë i burgosur në Drenovë.