Mediat greke japin lajmin: Nis puna për hekurudhën Shqipëri-Greqi

0
116

Mediat në Athinë shkruajnë se ka nisur studimi për linjën hekurudhore mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në artikull theksohet se kontrata për studimin e projektit është miratuar. Synimi është një plan i përbashkët investimi strategjik për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë, nëpërmjet një linje të re hekurudhore në perëndim nga Krystallopigi në Pogradec.

Sipas parashikimeve të kontratës, kontraktori do të punojë ngushtë me dy vendet për të siguruar të dhënat e nevojshme për studimin. Për zbatimin e kontratës, financimi 85% është marrë nga Bashkimi Evropian dhe 15% nga burimet kombëtare të dy vendeve.

Sipas kushteve të kontratës, studimet do të përfundojnë brenda pesë muajve, duke përfshirë procedurat e inspektimeve, miratimeve dhe marrjes së kontratës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj