“Kjo sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën”/ PD nxjerr videon dhe bën denoncimin e fortë: Kandidati në Dibër i Berishës është…

0
199

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kandidatin që koalicioni “Shtëpia e Lirisë’ i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-së ka propozuar në Dibër për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Sipas selisë blu, ky kandidat, Premtim Kryemadhi, është poshtërimi që Berisha iu bën demokratëve.

REAGIMI I PD

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg.

Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë.

Po zgjodhe Sali Berishën e Ilir Metën mban Edi Ramën. Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here