I përmendën emrin, aktorja Mariana Kondi reagon për sherrin e bujshëm të Donald Veshajt me Einxhel Shkirën

0
92

Mbrëmjen e djeshme dy konkurrentët e ‘Big Brother VIP’, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë pasur një debat shumë të fortë, ku hapën përplasjen që kanë pasur me njëri-tjetrin jashtë shtëpisë.

Moderatorja dhe aktori i humorit kanë punuar bashkë për një projekt dhe duket se gjërat mes tyre nuk kanë shkuar aspak mirë.

Einxhel e akuzoi Donaldin dhe të vëllain e tij, Romeon, se e kanë hequr nga puna. Madje ajo nuk e la me kaq, pasi shtoi se nuk i ka dhënë lekët.

Donaldi nga ana tjetër bëri akuza të rënda ndaj Shkirës, duke i thënë se nuk ishte aspak e disiplinuar në punë.

Teksa debatonin me njëri-tjetrin, Einxhel dhe Donald nuk lanë pa përmendur edhe emra të tretë apo televizionet ku kanë punuar më parë.

Një ndër emrat që përmenden është ai i aktores së njohur, Mariana Kondi, e cila ka qenë pjesë e projektit të përbashkët të Shkirës dhe Veshajt. Mariana ka reaguar përmes një postimi në “Instastory” ku shkruan fare shkurt: “Pa fjalë”.

I përmendën emrin, aktorja Mariana Kondi reagon për sherrin e

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj