Dubai rrëzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Florenc Çapjas, zbardhet shuma e madhe e dollarëve që pagoi gruaja e tij për ta liruar

0
184

Gjykata e Apelit në Dubai ka rrëzuar të martën kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Florenc Çapjas, të kërkuar për vrasje të dyfishtë për mungesë provash.

Avokatja tha se gruaja e klientit të saj pagoi 200,000 Dhah ( rreth 55 mijë dollar) me kusht dhe ai u lirua gati dy muaj pas arrestimit të tij, por çështja vazhdoi.

“Klienti im u mbajt në paraburgim për gati 60 ditë,” tha avokatja Mohammed.

Çapja i tha gjykatës në Dubai se akuzat dhe kërkesa për ekstradim kishin për qëllim dëmtimin e reputacionit të familjes së tij, e cila po garonte në zgjedhjet në Shqipëri.

“Një nga familja e tij e njohur politike kandidoi për zgjedhje në Shqipëri dhe klienti im beson se kërkesa për ekstradim për një vrasje që nuk e ka kryer në kohën e zgjedhjeve është një përpjekje për të shtrembëruar reputacionin e familjes së tij dhe për të ndikuar në opinionin publik” tha zonja Mohammed.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj