Dalin pamjet e sulmit vdekjeprurës ndaj 19-vjeçarit grek, shqiptari dhe grupi i tij përplasen me rivalët

0
219

Mediat greke kanë publikuar para pak çastesh momentin kur 23-vjeçari shqiptar në bashkëpunim me disa të rinj të tjerë masakrojnë me thikë një 19-vjeçar grek në Selanik. Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga “thestival.gr” mund të shihet momenti kur grupi i të rinjve duket se ikën nga ngushtica në të cilën ndodhi sulmi vdekjeprurës dhe hipin në dy automjete duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes. Në video shihet edhe një pamje nga sulmi ndaj grupit të të rinjve ku merrte pjesë 19-vjeçari Aris.

23-vjeçari shqiptar i cili u arrestua ditën e sotme ishte me banim në Selanik dhe kishte leje qëndrimi të përkohshme në Greqi. Sipas mediave greke 23-vjeçari njihet nga autoritetet për “dhunën” e tij pasi konsiderohet si huligan mizor dhe është i dënuar për një rast dhune nga tifozët në vitin 2019. Edhe ditën e djeshme të rinjtë kanë qenë duke parë një ndeshje kur ka ndodhur sherri mes tifozëve huliganë i cili ka përfunduar më pas me vrasjen e 19-vjeçarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here