Google search engine
Home Sociale Prezantohet matura shtetërore 2021-2022, ministrja Kushi del me njoftimin e rëndësishëm: Do...

Prezantohet matura shtetërore 2021-2022, ministrja Kushi del me njoftimin e rëndësishëm: Do ulim kufirin minimal të…

0
322

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka njoftuar sot se niveli i kalueshmërisë për nxënësit do të ulet. Gjatë prezantimit të maturës shtetërore, ministrja Kushi është shprehur se duhen marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti akademik për shkak të pandemisë.

“Duke marrë në konsideratë vështirësitë e viti akademik për shkak të pandemisë, me vendim unanim të komitetit  të maturës shtetërore ne vendosëm që të ulim kufirin minimal të kalueshmërisë dhe gjithashtu kufirin minimal për çdo notë. Ishte një vendim që në kushtet në të cilat ndodheshim ishte i domosdoshëm. Që mos lejojmë që maturantët të penalizohen për shkak të situatës”, është shprehur Kushi.

Gjithashtu, matura shtetërore do të preket dhe nga një ndryshim tjetër që lidhet me 2 lëndët kryesore, matematika dhe gjuha shqipe e letërsia. Kushi u shpreh se do rikthehet metoda e hartimit të testeve nëpërmjet një grupi të përzgjedhur mësuesish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here