Pas largimit të bujshëm, Jonida Shehu bëhet pjesë e këtij televizioni, zbulohen detajet e emisionit të ri të moderatores

0
133

Sezonin e fundit Jonida Shehun e pamë në “ABC News”, me “Radari informativ”. Po ashtu, për një periudhë kohe ka drejtuar emisionon “Soiree”, një program që mbante autorësinë e saj.

Por, në fund të 2021-shit, u mësua se moderatorja do të largohej nga ky televizion, për tu bërë pjesë e “Euronews”.

Sakaq, Revista Who ka zbuluar detaje nga lëvizja e saj mediatike.

Emisioni i Jonidës do të quhet “Sot” dhe do të transmetohet çdo ditë, nga ora 17:00 deri në 19:00, në Euronews Albania. Ai do të jetë një ndërthurje e aktualitetit me elementet e shout, për ta bërë programin më pikant, provokues e tërheqës për audiencën.

“Sot” starton të hënën që vjen, pra më 17 janar, dhe kështu Jonida do ta nisë sezonin në një shtëpi të re mediatike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here