“Nuk më ka ndodhur kurrë më parë”/ Marin Mema tregon zbulimin që e ka tronditur: Kur më dhanë informacionin, nuk e besova, por ishte e vërtetë dhe u kërkua ndihma e ekspertëve të huaj

0
283

Prej vitesh është autor i emisionit më të ndjekur “Gjurmë Shqiptare”, por mbrëmjen e djeshme, gazetari Marin Mema ka treguar zbulimin më të madh të vitit që e ka tronditur. Ai flet për një shpellë me eshtra njerëzisht.

“Më erdhi një informacion, të cilin nuk e besova, s’më ka ndohur kurrë më parë. U nisa jo fort i bindur, por më rezultoi e vërtetë. Në fillim nuk e besova, por pas verifikimit ishte e vërtetë. Pas emisionit të parë nisa hulumtime dhe me ekspertë dhe ishim të mendimit që mund të ishin eshtra të ndonjë masakre të komunizmit, me krime njerëzore, por nuk ishte kështu. U mendua që mund të ishin eshtra të betejave, por fshati nuk kishte histori. Më pas u gjykua se mund të ishin mbetje disa mijëra vjeçare, ndaj u kërkua edhe ndihma e ekspertëve të huaj”, tha Mema.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here