Google search engine
Home Aktualitet Temperatura të ulëta dhe ngrica, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon si do të...

Temperatura të ulëta dhe ngrica, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme, ja kur kthehen reshjet e shiut

0
269

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon sesi do të jetë moti gjatë javës së ardhshme. Dita e nesërme parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësirash kalimtare.

Në zonën e jugut në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Duke filluar nga dita e Martë deri ditën e Enjte në orët e mbrëmjes moti parashikohet kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash në relievet malore. Siç u theksua më lartë në orët e mbrëmjes së ditës së Enjte reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët në zonën e Alpeve.

Dita e Premte parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut (konkretisht zonën e veriperëndimit) në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore.

Vlen për tu theksuar gjithashtu se duke nisur nga dita e Premte – për shkak të kalimit të disa qendrave të thella të presionit të ulët – parashikohet erë tepër intensive dhe e fortë si në tokë por veçanërisht përgjatë vijës bregdetare.

Temperatura të ulëta dhe ngrica, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here