Një shpërthim i fortë ka tronditur Lungomaren në lagjen “10 korriku”, mesditën e kësaj të diele, ku i lënduar ka mbetur biznesmeni Endrit Satedini 33 vjeç. Shpërthimi i cili dyshohet të jetë një atentat me eksploziv në makinë, ka ndodhur jashtë një pallati.
Burime nga policia thanë se, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi Satedini është pronari i një lokali ku në prill të vitit 2017 ndodhi një ngjarje e rëndë me 1 të vrarë dhe tre të plagosur.
Pas atentatit me tritol në 15 dhjetor të vitit 2017, gjatë dëshmisë para hetuesve, Satedini kishte deklaruar për policinë se nuk e kishte idenë e autorit dhe arsyeve.
Satedini është pronar i një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Në muajin Prill të vitit 2017, në lokalin që ai ka në zotërim u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Në atë kohë, Satedini u procedua në gjendje të lirë nga policia për moskallëzim krimi dhe që prej atëherë e ka lënë lokalin me qira.








































