Google search engine

    GJKKO fundos trafikantët e fuqishëm të drogës, 110 vite burg për 15 të arrestuarit. Publikohen emrat dhe vitet e dënimit/ Zbulohet skema se si funksionin grupet kriminale

    0
    302

    15 të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge janë dënuar me 110 vite burg nga GJKKO. Ata u arrestuan në kuadër të një operacioni të madh “Limit” të zhvilluar në vjeshtën e vitit 2019.

    Hetimi tre vjeçar u mbyll me 65 urdhër-arreste një hetim që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit

    Dënimet:

    Sokol mesini       10 vite

    Enkeledi Sadik   8 vite

    Kristo cobaj        8 vite

    Hysni sadik          6 vite

    Bektash zenel   6 vite

    Andrea caca       9.4 vite

    Besjan zenel      8 vite

    Bilbil shqalsi        8 vite

    Eljon jaho            8 vite

    Emiljano Kalemi 8 vite

    Aleksander Pepi 8 vite

    Festim Çorbaxhi 8 vite

    Gjergji Muke     3.4 vite

    Romeo Tare      3.4 vite

    Rexhep Pipek  8 vite

    Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin grupet  kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

    Hetimi u finalizua me operacionin e fundit policor “Limit” me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë).

    Megaoperacioni u mbyll me 65 urdhër-arreste një hetim tre vjeçar që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here