Google search engine
Home Politike Gazment Bardhi trondit me deklaratën, tregon emrin e personazhit të njohur të...

Gazment Bardhi trondit me deklaratën, tregon emrin e personazhit të njohur të krimit: Punon për Sali Berishën

0
180

Gazment Bardhi deklaroi këtë të Enjte nga selia blu se Suel Çela po punon për Sali Berishës.

“Suel Çela punon për Berishën. Sot ky individi thërret drejtues të PD-së në Elbasan dhe u vendos formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka. Se pranojnë demokratët e Elbasanit që Kuvendin e PD-së t’ja mbledhë Suel Çela”, tha Bardhi.

“Për këtë që thashë janë në dijeni të gjithë demokratët e qytetit të Elbasanit që janë thirrur një më një dhe i vendoset formulari përballë. Harrojeni se thërret banda dhe krimi i organizuar Kuvend të partisë Demokratike”, shtoi ai.

Kujtojmë se Suel Çela është një emër i njohur nga raportimet e kronikës së zezë dhe i akuzuar nga PD më herët për lidhje me kryeministrin Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here