“Mënyra e trajtimit ka qenë ç’njerëzore”/ Gjyqi ndaj Salih Mustafës, vazhdon rrëfimi i dëshmitarit të katërt në Hagë

0
26

Në Dhomat Specialë në Hagë do të vazhdojë ditën e sotme gjyqi ndaj Salih Mustafës, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Është dëshmitari i katërt ai që do të vazhdojë fjalën e tij, të nisur që nga dita e djeshme, ku ka thënë se mënyra e trajtimit ka qënë ç’njerëzore.

Gjyqi ndaj Mustafës, i njohur gjatë luftës me nofkën “komandant Cali”, do të fillojë në orën 09:30 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

Mustafa akuzohet nga Prokuroria Speciale se gjatë prillit të vitit 1999 ka kryer krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës .

Më 5 tetor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë, i cili ka thënë se ka ende trauma të forta nga ajo çfarë ka ndodhur në Zllash.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj