KLGJ merr vendimin për gjyqtarin e Vlorës

0
287

Këshilli i Lartë Gjyqësuar ka vendosur për pranimin e pjesshëm të kërkesës së Inspektori të Lartë të Drejtësisë (ILD).KLGJ pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinanaj.

Kryetarja Naureda Llagami tha se KLGJ vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së ILD, dhe caktimin ndaj magjistratit të masës “vërejtje publike”.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nënvizoi se i qëndronte propozimit, në bazë të hetimit disiplinor, për caktimin e masës “ulje page në masën 40% për 1 vit” për magjistratin Sinanaj.

Procesi disiplinorë ndaj Sinanajt u kërkua nga Metani pas ankesave – nga institucioni financiar NOA sha dhe Banka Kombëtare Tregtare, për refuzimin e urdhrave të ekzekutimit të kredive në kundërshtim me ligjin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here