Google search engine
Home Aktualitet Hapet një gropë gjigande/ “Mos u çudisni kur ndonjë i dënuar të...

Hapet një gropë gjigande/ “Mos u çudisni kur ndonjë i dënuar të nxjerrë kokën nga tuneli”, Klodiana Lala zbulon skandalin te 313-ta dhe shpërthen e revoltuar (FOTO)

0
326

Ngjitur me burgun 313 në Tiranë është hapur një gropë e madhe ngjitur me thelemet e  burgut, për ndërtimin e një godine disakatëshe.

Këtë ngjarje e ka zbuluar gazetarja Klodiana Lala e cila ka publikuar një foto nga punimet në rrjetet sociale.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se themelet janë hapur fare pranë ndërtesës së burgut, dhe sipas saj nuk do të ishte çudi që ndonjë i dënuar i rrezikshëm të hapë një tunel dhe të dalë në liri.

“Kjo gropa është hapur në themelet e burgut 313. Prisni ndonjë ditë kur të nxjerrë kokën ndonjë i dënuar. Një tunel dhe fap del në liri ndonjë vrasës apo grabitës i dhunshëm.

Babëzia këtu ska fund. Si mundet me u zaptu cdo cm tokë. Po si nuk latë një pëllembe vend për femijet që të kenë mundësinë të luajne në një park të gjelberuar? Na moret frymën nga betoni…

Foto bërë nga kati i 3 i gjykatës së Tiranës (dhoma penale)”-shkruan Klodiana Lala.

Hapet një gropë gjigande/ “Mos u çudisni kur ndonjë
Hapet një gropë gjigande/ “Mos u çudisni kur ndonjë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here