Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg. SPAK ka kërkuar të mbetet në fuqi dënimi me dy vite.
Mësohet se Llalla prej një jave është larguar jashtë vendit për t’u mjekuar në një klinikë private.
Ka reaguar edhe avokati i Lallës: Unë isha në gjykatën e Apelit dhe shtrova pretendimet e mia për mbrojtjen ligjore. Klienti im ndodhet aktualisht në regjim spitalor.
Nëse nuk paraqitet pas lënies në fuqi të vendimit, ndaj ish kryeprokurorit mund të shpallet mandat arresti e urdhër kërkimi ndërkombëtar.









































