Google search engine
Home Rajoni Kosova “Mashtrimi vazhdon”/ Haradinaj nxjerr dokumentin dhe sulmon rëndë Albin Kurtin: Serbinë po...

“Mashtrimi vazhdon”/ Haradinaj nxjerr dokumentin dhe sulmon rëndë Albin Kurtin: Serbinë po e favorizon!

0
343

Me anë të një postimi në rrjetin social, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka sulmuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me pretendimet e tij se do të kërkojë zbatimin e parimeve të reciprocitetin me Serbinë.

Haradinaj shprehet se kryeministri Albin Kurti vazhdon të mashtrojë me qëndrimet e tij, ndërsa vendimet që i merr qeveria e tij favorizojnë biznesin serb në kurriz të biznesit kosovar.

Për ta vërtetuar këtë Haradinaj ka nxjerrë një dokument ku qeveria ka shfuqiziuar vendimin që ishte marrë më parë si masë mbrojtëse antidumping për mbrojtjen e industrisë së ndërtimit që i ndalonte importin e mallrave nga Serbia.

“Mashtrimi vazhdon! Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe. Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës.
Mjaft mashtrimit!”, shkruan Haradinaj.

"Mashtrimi vazhdon"/ Haradinaj nxjerr dokumentin dhe sulmon

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here