Nisin sot aplikimet online për universitetet në vendin tonë, maturantët do të përzgjedhin 10 degë (DATAT)

0
34

Pas mbarimit të provimeve të maturës dhe njohja me rezultatet e tyre, tashmë maturantët do të zgjedhin degët e tyre të preferuara për studimet e larta universitare.

Ditën e sotme do nisin aplikimet për maturantët që duan të vazhdojnë studimet në arsimin e lartë. Nga 39 universitete publike dhe private në të gjithë Shqipërinë ofrohen 560 programe studimi, ku të rinjtë kanë mundësi përzgjedhje të 10 degëve që ata preferojnë në portalin e-albania që do të qëndrojë hapur 24/24 përgjatë 6 ditëve, nga 29 korriku deri në 3 gusht.

Ky është raundi i parë i aplikimeve që zhvillohet pasi maturantët kanë kryer pagesën në vlerën 2000 lekëve në një nga bankat e nivelit të dytë dhe e kanë dorëzuar në shkolla.

Pas këtij procesi, të dhënat do të përpunohen nga institucionet e arsimit të lartë gjatë muajit gusht dhe në 31 gusht do të bëhet publikimi i renditjes së aplikantëve në portalin u-albania ku maturantët do të mësojnë se cilët degë kanë fituar. Më pas fillojnë regjistrimet nga dy shtatori deri në 15 shtator.

Teksa më të mirët me rezultate absolute rrëmbejnë degët që duan të parët, maturantët që nuk janë të kënaqur me degët që kanë fituar, mund të aplikojnë sërish me 10 preferenca programesh studimi. Raundi i dytë është brenda datave 19 shtator – 21 shtator ndërsa raundi i tretë dhe i fundit nga 12 tetor deri në 14 tetor.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj